Vaksina Pfizer 100% efektive te grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të fazës së fundit, vaksina Pfizer ka siguruar mbrojtje afatgjatë kundër Covid te adoleshentët midis moshës 12-15 vjeç,  Dy doza të vaksinës rezultuan 100% efektive kundër Covid-19, sipas një deklaratë të kompanisë.

Të dhënat afatgjate mbështesin kërkesat për miratim të plotë nga rregullatorët e vaksinave për këtë grupmoshë në SHBA dhe në mbarë botën.

Pfizer dhe BioNTech pritet të kërkojnë miratimin për një dozë 30 mikrogramësh të vaksinës për personat mbi 12 vjeç.

Vaksina u miratua në maj nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorim urgjent tek personat e moshës 12-15 vjeç dhe në gusht u miratua plotësisht për përdorim te personat e moshës mbi 16 vjeç./Abcnews.al/

Share This Article