Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied. Hueyda El Saied, 46 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Miqtë e saj konfirmojnë për Top Channel se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme. Së fundmi Huyeda jetonte në Luksenburg së bashku me të birin, Gabriel dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë ishin martuar.
Gazetari Ervin Kurti ka ndarë një fotografi me balerin e ndjerë, shoqëruar me një zemër të thyer./Ora News/