Komandanti i policisë bullgare, Stanimir Stanev, tha se përderisa dy vozitësit e autobusit të aksidentuar në Bullgari ishin maqedonas, pasagjerët ishin shqiptarë.
“Të dhënat fillestare tregojnë se 52 persona ishin duke udhëtuar në autobus, përfshirë dy vozitës me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, tha ai.
Nikolay Nikolov, drejtor i Departamentit për Siguri kundër Zjarrit në Ministrinë e Brendshme të Bullgarisë, i tha televizionit BTV se shtatë pasagjerë kanë shpëtuar dhe janë dërguar në një spital në kryeqytetin Sofje. Sipas tij, këta pasagjerë kanë pësuar djegies serioze.
Një zyrtar nga një spital në Sofie tha se shtatë personat që po marrin trajtim mjekësor kishin kërcyer nga autobusi që po digjej. Të gjithë janë në gjendje stabile.
Autobusi me targa maqedonase ishte duke udhëtuar nga Stambolli në drejtim të Shkupit, shkruan Deutche Welle, transmeton Gazeta Express.
Besohet se aksidenti ndodhi rreth orës 2 pas mesnatës në autostradën “Struma”, rreth 40 kilometra larg Sofies.