“Madeleine Albright dhe Bill Clinton i ndihmuan Serbisë të çlirohej nga Sllobodan Millosheviqi dhe kështu të krijojë shansin që Serbia të bëhet demokraci europiane”. Kështu u shpreh për gazetën e Beogradit, “Danas”, Danniel Server, profesor i Universitetit Johns Hopkins” të Uashingtonit, transmeton Koha.net.
Ai kështu komentoi pohimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqit, sipas të cilit populli serb nuk do të ketë amriq më të mëdhenj se ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, dhe ish-sekretaren e Shtetit amerikan, Madeleine Albright.
Në lidhje me konstatimin e Daçiqit se Serveri, i cili e kishte kritikuar për shkak të deklaratës se do t’u bëjë thirrje serbëve në Amqrikë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të votojnë për republikanin Donald Trump “dëshiron që të drejtën që e kanë shqiptarët në SBA t’ua suspendojë serbëve që jetojnë atje”, Server është shprehur se “Daçiq në mënyrë dëshpëruese përpiqet të mbulojë gabimin e vet personal që e ka bërë duke paralajmëruar se Qeveria serbe do të përzihet në zgjedhjet amerikane në favor të Trumpit”.
kohë më parë kishte deklaruar se nuk ishte vendim i mençur i Daçiqit që në zgjedhjet e ardhshme në SHBA të organizojë fushatë ndër mërgimtarët serbë për mbështetje të Trumpit, sepse kështu ka rritur vetëm atë që kushdo që të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA nga radhët e demokratëve, Daçiqi, ndoshta edhe Serbia, do të konsiderohen për armiq, transmeton Koha.net.