Dega e PD-së në Kavajë ka bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor.
Mësohet se janë 72 për qind e delegatëve të degës së Kavajës ata të cilët kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.
Emrat janë lexuar nga Jurgen Karriqi, Kryetar Seksioni dhe Anëtar Kryesie i PD-së Kavajë.
Dega e PD-së së Kavajës ka në total 117 delegatë, prej të cilëve në Shqipëri janë 108 delegatë.
Mësohet se 78 delegatë kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor, ose thënë ndryshe rreth 72 për qind e delegatëve i janë bashkuar këtij kuvendi.
Dega e PD-së në Vorë ka bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor.
Emrat janë lexuar nga sekretari organizativ i degës së PD-së në Vorë, Lulzim Vrana.
Mësohet se janë 83 për qind e delegatëve të degës së Vorës që kanë firmosur për Kuvendin e demokratëve në 11 dhjetor.
Kjo degë ka gjithsej 65 delegatë.
Kanë firmosur me vullnet të lirë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 54 delegatë.
Nga këto 54 firmëtarë, 3 anëtarë nuk duan që të ju publikohet emri.