Prishtina e nderon Dua Lipën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare shumë e njohur në të gjithë globin, Dua Lipa, ka ditur të na bëjë gjithmonë krenarë. Ajo gjithmonë në intervista ka folur me mburrje për vendlindjen e saj, madje në koncertin e fundit Sunnyhill në Prishtinë ajo vallëzoi me flamurin shqiptar, video të cilën e postoi edhe në rrjete sociale.

Tani kryeqyteti i vendit tonë ka vendosur ta nderojë në një mënyrë të veçantë yllin e muzikës.

Në sheshin Edit Durham, përballë Prokurorisë së Shtetit, është vizatuar një grafit i veçantë gjigant ku shihet artistja shqiptare mbi një figurë të animuar.

Share This Article