Bayern Munichu ka fituar derbin e madh gjerman ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 3:2
Kampioni në fuqi të shtunën në “Signa Iduna Park” ka marrë tri pikë të mëdha në luftë për titull të kampionit.
Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta, ku u shënuan tri gola. Julian Brandt i kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë për 1:0.
Vetëm katër minuta më vonë barazoi sulmuesi Robert Lewandowski, në 1:1.
“Bavarezët” shënuan edhe në minutën e 44-të me Kingsley Coman për 2:1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Me të nisur pjesa e dytë vendasit barazuan rezultatin. Ishte Erling Haaland që shënoi gol të bukur për 2:2.
Por golin e fitores për Bayernin e shënoi Lewandowski nga pika e bardhë për 3:2.
Bayern Munichu është lider në Bundesliga me 34 pikë katër më shumë se Dortmundi, që është në vendin e dytë.