Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën, derisa nga 2.720 testime, 276 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 249 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 203.574.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur nga koronavirusi 7.641 persona, kanë rezultuar pozitivë 217.301 dhe janë shëruar 203.574 pacientë.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.086.