Britania do t’i kërkojë të gjithë udhëtuesve që të marrin një test përpara nisjes së Covid-19 dhe të mbërriturit nga Nigeria do të duhet të karantinohen në hotele, sipas ministrit të Shëndetësisë, Sajid Javid. Kërkesat për testim përpara nisjes do të hyjnë në fuqi më 7 Dhjetor, ndërsa Nigeria do t’i shtohet listës së kuqe të udhëtimeve të Britanisë duke nisur nga e Hëna, sipas Javid. Kjo nënkupton se vetëm qytetarët britanik apo banorë të Mbretërisë së Bashkuar mund të hyjnë në vend nga Nigeria, sipas sekertarit të Shëndetësisë.
“Që kur kemi mësuar mbi këtë variant, strategjia jonë ka qenë të fitojmë kohë për ta vlerësuar, por edhe të aplikojmë masa të mbrojtjtes. Qeveria ka vendosur të shtojë Nigerinë në listën e kuqe të udhëtimit, efektive nga dita Hënë. Ne kemi vendosur gjithashtu të kërkojmë teste përpara nisjes, për të gjithë udhëtuesit që i drejtohen britanisë. Kjo do të jetë efektive nga dita e Martë dhe do t’i kërkohet maksimumi brenda 48 orëve përpara nisjes”, tha Ministri i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid.
Javid tha se janë konfirmuar rreth 160 raste me Omicron në Britani dhe se priten infeksione të reja të lidhura me variantin. Në lidhje me pushimet për Krishtlindje, Javid tha se njerëzit duhet të gëzojnë si zakonisht, duke ndjekur udhëzimet e caktuara.