Si pasojë e motit të keq, kapiteneria e Vlorës ka njoftuar vazhdimin e pezullimit të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit dhe përgjatë ditës së sotme deri në orën 16:00 të pasdites.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 06.12.2021 do të jetë në drejtimin Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Pritet që situata meteorologjike e përkeqësuar gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit të përmirësohet pas orës 16:00 të ditës së sotme, 6 dhjetor.