SHBA-ja në janar do të shpallë ‘non grata’ politikanë nga Kosova, Serbia, RS e Mali i Zi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një institut i pavarur i sigurisë me seli në Beograd të Serbisë, deklaroi se Shtetee e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin të tjerë politikanë dhe biznesmenë ‘non-grata’ në Ballkan, shkruan Gazeta Express.

Në një postim në Twitter, ky institut pohon se goditja e SHBA-së do të vijë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët që pritet të futen në ‘listën e zezë’ amerikane thuhet se vijnë nga Serbia, Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova.

“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Bazuar në Ligjin Magnetik. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal të Zi dhe Kosovë”, shkruan ky institut në Twitter.

Institucioni në fjalë thotë se është i përkushtuar ndaj sigurisë globale.

“Edhe pse jemi të vendosur në Ballkan, në Beograd, në Serbi, pikëpamjet tona për sigurinë moderne janë globale. Barrën e rëndë të së shkuarës sonë të afërt e konsiderojmë si një përvojë të rëndësishme dhe si një avantazh në punën tonë, sepse po e analizojmë në mënyrë profesionale, racionale dhe pa paragjykime”, thuhet në web-faqen e këtij instituti.

Drejtor i këtij instituti është Orhan Dragash, ish-politikan dhe aktivist i zëshëm në luftën kundër regjimit të presidentit të atëhershëm serb, kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq në vitet ’90. Gjatë asaj kohe ai kishte organizuar dhe drejtuar aksione dhe fushata të shumta që synonin promovimin e të drejtave të njeriut, pajtimin në rajonin e Ballkanit dhe qëndrimin kundë luftës.

Share This Article