180 gazetarë nga 180 vende të botës votuan për të zgjedhur fituesin e Topit të Artë për vitin 2021.
Më së shumti vota mori Lionel Messi, që e fitoi Topin e shtatë të Artë.
Pas tij, përfundoi Lewandowski, që pati një garë të ngushtë me argjentinasin.
Top-5shen e kompletuan Jorginho, Benzema dhe Kante. Pas shumë vitesh, Ronaldo mbeti jashtë pesë vendeve të para, duke u renditur në pozitën e gjashtë.
Sulmuesi i Manchester Unitedit mori pak vota, ndërsa tani është zbuluar se ai nuk ishte votuar për top-5she as nga vendi i tij, Portugalia. Në top-5she nga Portugalia nuk figuronte as emri i Lionel Messit.
Atje, gazetari portugez, Joaquim Rita votoi kështu:
1. Kante
2. Lewandowski
3. Mbappe
4. Jorginho
5. Salah