Asnjë nga 336 njerëzit që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit në Britaninë e Madhe nuk është shtruar në spital. Kështu ka deklaruar ditën e sotme sekretari i Shëndetësisë në vend.
Sajid Javid tha: “Numri i rasteve të konfirmuara në Britaninë e Madhe është 336…Disa mund të jenë asimptomatikë, të tjerë me simptoma. Por asnjë prej tyre deri më tani nuk është shtruar në spital.”
Kujtojmë se edhe imunologu Anthony Fauci deklaroi më herët gjatë ditës se varianti “Omicron” i koronavirusit mund të jetë më pak i rrezikshëm nga sa mendohej. Këshilluesi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se të dhënat paraprake nga Afrika e Jugut tregojnë se ky variant nuk është aq i rëndë sa mendohej.
Fauci shpjegoi se Omicron mund të mos jetë aq “i keq” sa mendohej fillimisht, por shtoi se nevojiten më shumë të dhëna për të nxjerrë një pamje të plotë të profilit të rrezikut.