38 të vdekur pasi zjarri përfshin një burg në Burundi

albnews
By
1 Min Read

Së paku 38 persona kanë vdekur dhe shumë tjerë janë lënduar, pasi zjarri ka përfshirë një burg në Burundi, raporton BBC.

Zëvendëspresidenti i Burundit, Prosper Bazombanza, i ka thënë gazetarëve se zjarri përfshiu burgun në kryeqendër Gitega, ndërsa së paku 69 persona janë lënduar seriozisht.

“Është vërtetë katastrofale”, ka thënë një i burgosur.

Zjarri ka nisur rreth orës 4 të mëngjesit të martën me kohë lokale.

“Ne nisëm të bërtisnim se do të digjemi të gjallë, kur e pash zjarrin. Por, Policia refuzoi të hapte derën, duke thënë se këto ‘janë urdhrat që kanë marrë’. Nuk e di se si ika, por ka të burgosur që janë djegur tërësisht”, ka thënë një i burgosur tjetër për agjencinë AFP.

Share This Article