PSG-ja e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze është kualifikuar në raundin e eliminimit direkt nga pozita e dytë e Grupit A. Në ndeshjen e fundit, Parisi e a mposhtur Club Bruggen me rezultatin 4:1.
Kylian Mbappe shënoi dy gola brenda shtatë minutash (2’, 7’). Kurse dy gola të tjerë i realizoi Lionel Messi. Për 3:0, Messi shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 38-të. Ndërkaq, golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin francez, argjentinasi e shënoi nga penalltia në minutën e 76-të.
Club Brugge është bërë ekipi i 38-të i ndryshëm që Messi i shënon gol në Champions dhe ky është rekord në këtë garë. Golin e vetëm për Club Brugge e shënoi Mats Rits në minutën e 68-të. PSG-ja grumbulloi 11 pikë, ku arriti tri fitore, dy barazime dhe pësoi një humbje. Kurse Club Brugge perëndoi i fundit me katër pikë.