Liverpooli fiton në “San Siro”, Milani as në Ligën e Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli e ka mposhtur Milanin në “San Siro” me rezultatin 2:1 dhe e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me 18 pikë, duke arritur gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Me këtë humbje, Milani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka përfunduar në vendin e fundit në grup.

Skuadra italian nuk ka arritur ta sigurojë as vendin e tretë që dërgon në Ligën e Evropës.

Golat për Liverpoolin i shënuan Mohamed Salah (36’) dhe Dinock Origi (55’).

Kurse golin e vetëm për Milanin e shënoi Fikayo Tomori (29).

Milani i mbyll garat evropiane në vendin e fundit me katër pikë.

Share This Article