Nuza dha 7 kartonë të verdhë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

albnews
By
1 Min Read

Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati, debutuan në një ndeshje të ligave evropiane në kategorinë e seniorëve.

Nuza si gjyqtar kryesor me gjyqtarët tjerë të Kosovës ndanë drejtësi në duelin Omonia – Kairat Almaty në Ligën e Konferencës.

Ishte ndeshja e gjashtë e fazës grupore.

Dueli u mbyll pa gola, por Nuza dha shtatë kartonë të verdhë për vizitorët, të cilët humbën edhe një penallti në minutën e dytë të kohës shtesë.

Omonia dhe Almaty kanë përfunduar aventurat në garat evropiane. Në Grupin H, Omonia mori katër pikë, kurse Kairati, dy më pak.

Share This Article