Berisha hyn në selinë e PD-së: Deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një lëvizje surprizë, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën hyri mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Për mediat, Berisha tha se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i mbledhjes së parë i Komisionit që pas ngritjes me votën e Kuvendit në 11 dhjetor.

Ai tha se shumica nuk përjashton pakicën dhe se deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion.

Berisha i bëri thirrje të reflektojë deri me 18 dhjetor.

“Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të mendojë të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës. Vullneti i anëtarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë më të bukur”.

Pjesë nga komunikimi me gazetarët

Pyetje: Do zhvilloni mbledhje?

Sali Berisha: Tani ne po ngjitemi sipër. Nuk kemi asnjë lloj….Kjo parti nuk përjashton pakicën. I ka dhënë mundësi të qëndrojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të plotë të anëtarësisë ata do të shprehen më 18 dhjetor për deputetin Basha.

Pyetje: Në çfarë roli futeni në PD?

Sali Berisha: Sot futem si një nga anëtarët e komisionit të rithemelimit që funksionon si kolegjialitet.

Pyetje: Çfarë vendimesh do të merrni?

Sali Berisha: Do jua komunikojmë pas mbledhjes.

Sali Berisha zbarkon në selinë e PD: Deputeti Basha mund të

Share This Article