Ish-ambasadori Sabri Kiçmari i bashkohet Vetëvendosjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi dhe në Austri, Sabri Kiçmari i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, të Albin Kurtit.

Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit, në një postim të tij në Facebook.

“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka thënë Kurti, duke e përshkruar Kiçmarin si “veprimtar i çështjes kombëtare për më shumë se një dekadë para se të bëhej përfaqësues politik i UÇK-së”.

“Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore”, ka shkruar Kurti.

Sabri Kiçmari është profesor në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Studimet bazë (Grundstudium) i ka mbaruar në Universitetin e Ruhrit në Bochum (Gjermani), Magjistraturën (Magister Artium) në Fakultetin Filozofik të Universitetit Rheinische Friedrich-Wilhelm në Bon (Gjermani), kurse Disertacionin (Ph.D.) në Institutin për Shkencë Politike dhe Sociologji po ashtu të Universitetit Rheinische Friedrich-Wilhelm në Bon.

Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, sidomos në Gjermani dhe Austri.

“Sabriu është me prejardhje nga Llapi, shkollimin fillor e ka mbaruar në Lladoc, Sfeçël, Podujevë dhe Llapashticë, ndërkaq shkollimin e mesëm në Podujevë dhe Prishtinë”, ka shkruar Kurti tutje.

“Sot jemi forcuar dukshëm. Nesër do të fitojmë bindshëm. Sepse pasnesër do të qeverisim mirë”, ka thënë Kurti.

Share This Article