Ministrja Xhaçka takon Emisarin Peach

albnews
By
1 Min Read

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar Emisarin Special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Stuart Peach.

Xhaçka e ka quajtur lajm të mirë që Stuart Peach do të punojë krahas me të dërguarin e Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar dhe Emisarin e BE-së Miroslav Lajcak.

“Takim mjaft i mirë me mikun tim të nderuar Emisarin Special Sir Stuart Peach. Lajm i mirë për rajonin tonë që ai do të punojë krahas të dërguarit të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar dhe Emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak për të gjetur zgjidhje të çështjeve të vështira në rajonin tonë, me fokus të veçantë në dialogun e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Share This Article