Tensionet në selinë blu, Zhupa: Berisha e Vokshi merren me hallet e tyre për të tërhequr vëmendjen nga afera incineratorëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme LDG do të organizonte një takim me gratë, por kur kanë shkuar në një sallë nuk gjetën karrige.

Po ashtu ka pasur momente tensioni para selisë blu teksa Albana Vokshi dhe Evi Kokalari po përpiqeshin të jepnin deklaratë për mediat. 

Në lidhje me situatën e krijuar në selinë blu ditën e sotme, ka reaguar dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se Berisha dhe Vokshi merren me hallet e tyre për të tërhequr vëmendjen nga afera miliona euro e incineratorëve.

Postimi i plotë:

Ne ditën kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqeteson ky fakt?!

Share This Article