Rama sot në interpelancë

albnews
By
1 Min Read

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare. Punimet që do të çelen në orën 10:00 do të nisin me një interpelancë me kryeministrin Rama e kërkuar nga deputeti Vangjel Dule.

Më pas është parashikuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit Kushi e kërkuar nga deputetja e LSI, Erisa Xhixho.

Po sot pritet dhe miratimi i marrëveshjes së transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Share This Article