“Open Balkan”, Vuçiqi viziton Tiranën më 20 dhjetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb Aleksander Vuçiq do ta vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të iniciativës rajonale “Open Balkan”.

Takimi do të organizohet nga kryeministri Edi Rama dhe në të do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Takimi paraprak i “Open Balkan” është mbajtur në nëntor në Beograd dhe në atë takim Vuçiq pat deklaruar se në takimin e radhës në Tiranë do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi lidhur me lejet e punës, shkruan  b92, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja nënkupton lejen e punës që lëshohet nga tri shtetet pjesëmarrëse të “Open Balkan” dhe do të jetë valide në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Share This Article