ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  7 hours ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 7 hours ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 7 hours ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 7 hours ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kume: Këshilli bashkiak i Shkodrës mund të konstituohet, por nuk e shkarkon dot Voltana Ademin

albnews by albnews
17 August, 2019
in Albania
0
Kume: Këshilli bashkiak i Shkodrës mund të konstituohet, por nuk e shkarkon dot Voltana Ademin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume thotë se pavarësisht dorëheqjes së Vladrin Pjetrit nga mandati i kryetarit të bashkisë Shkodër, Këshilli i ri bashkiak mund të konstituohet.

Në një intervistë për RTV Ora, Kume sqaron nga ana ligjore, se detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi. Për të cilën thotë se nuk mund ta shkarkojë këshilli bashkiak.

RelatedPosts

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat

Kristaq Kume: Dorëheqja nga mandati i kryetarit të bashkisë të Valdrin Pjetrit, menjëherë hap pas saj nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të përsëritura në këtë bashki. Kjo për faktin se ky ka qenë kandidati i vetëm që ka kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse do të kishte një kandidat tjetër mundet që KQZ përsa kohë që procesi nuk konsiderohet i përfunduar deri në betimin e tij të shpallte vakancën dhe ti kalonte mandatin garuesit tjetër. Është shumë e rëndësishme të theksojmë faktin tjetër se kjo dorëheqje nuk afekton fare rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e zgjedhjeve sa i përket këshillit bashkiak.

Këshilli bashkiak konstituohet dhe pas konstituimit të këshillit bashkiak kryetari i zgjedhur mund të ushtrojë detyrën si i tillë vetëm në rast se betohet përpara këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak i ka të gjitha mundësitë në Shkodër që të mblidhet të konstituohet dhe të fillojë punën. Ndër punët e para që bën ky organ i zgjedhur është zgjedhja e nënkryetarëve për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë duke iu referuar ligjit të qeverisjes vendore detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi si një kryetare në detyrë dhe këtë ta ushtrojë derisa i zgjedhuri nga procesi zgjedhor i ardhshëm si kryetar bashkie në Shkodër do të betohet për të marrë këshillin bashkiak.

Këshilli Bashkiak nuk ka fuqi ligjore për të shkarkuar kryetaren e bashkisë Shkodër, cilado qoftë situata. Kryetari i bashkisë merr mandatin si një i zgjedhur direkt nga populli. Kryetari i bashkisë është ekzekutivi i pushtetit vendor. Kryetarit i bashkisë i ndërpritet mandati vetëm atëherë kur plotëson kushtet e përcaktuar në ligj. Ligji në asnjë rast nuk ka parashikuar që një ndër mundësitë e ndërprerjes së mandatit të kryetari të bashkisë të jetë një vendimmarrje e këshillit bashkiak.

Kur këshilli bashkiak mund të zgjedhë një kryetar bashkie? 

Nëse 6 muaj nuk janë bërë zgjedhje akoma, këshilli bashkiak ka të drejtë të ushtrojë atë kompetencë që i jep ligji në rastin kur ndërpritet mandati i kryetarit të bashkisë dhe përsa kohë që nuk është zgjedhur një kryetar bashkie, vetë këshilli zgjedh një ndër kryetarët  për të ushtruar këtë detyrë. Është kryetar që nuk ka të njëjtin fuqi ose autoritet siç e ka kryetari i zgjedhur nga zgjedhësit. Liritë e tij në vendimmarrje do të jenë shumë më të kufizuara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result