Greqia zgjatë masat kufizuese me Shqipërinë

 2,322 total views,  1 views today

Pas një vlerësimi të të dhënave epidemiologjike, që bëhet çdo dy javë, Greqia ka shtyrë sërish masat kufizuese me Shqipërinë deri në datë 8 mars.

Pra, hyrja nga Shqipëria në Greqi do të vijojë me të gjitha kufizimet që zbatohen deri më sot.

Shqiptarët që udhëtojnë nga drejt Greqisë duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë në Kakavijë dhe janë të detyruar të qëndrojnë në një karantinë shtatë-ditore.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 880 raste të reja me koronavirus dhe 24 viktima.

Teksa në Shqipëri nga 3258 testime u zbuluan 1039 raste të reja, ndërsa u shënuan 15 humbje jetë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •