Deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh sot se referendumi për shkarkimin e Bashës deri në orën 11:00 kanë votuar 11,680 anëtarë të PD-së.
Sipas saj deri në orën 11:00 kanë votuar 11,680 anëtarë të PD-së dhe theksoi se ka shumë fluks në qendra te votimit nga demokratët.
Vokshi:
Interesi i demokratëve është shumë i lartë për të votuar. Është ndër ditët më të rëndësishme në historinë pluralizimit në vend. Anëtarët e PD-së kanë vendosur për ratifikimin e Lulzim Bashës. Janë 107 qendra votimi në gjithë vendin dhe ka radhë të gjata në këto qendra. Deri në orën 11:00 sipas qarqet janë këto: në Shkodër kanë votuar 1080 persona, Lezhë 110, në Kukës 915, në Dibër 548, në Durrës 1191, në Tiranë 2566, në Elbasan 731, në Berat 251, në Korçë 855, në Fier 1535, në Gjirokastër 435 dhe në Vlorë 423. Kështu në total kanë votuar 11,680 anëtarë. Në çdo qendër votimi ka fluks për të votuar.