Qyteti bregdetar i Sarandës do të ketë së shpejti një shëtitore të re, një projekt me vlerë 10 milionë dollarë.
Kryeministri, Edi Rama njoftoi sot në Facebook se procedurat kanë përfunduar dhe se në shtator nis puna për projektin e vijës bregdetare të Sarandës.
Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, thotë Rama, edhe ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike.