Edhe një shtet do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekuadori ka deklaruar se vaksinimi kundër Covid-19 do të bëhet i detyrueshëm pas rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve dhe arritjes së varianteve të reja.

Qeveria tha të enjten se vetëm ekuadorianët me ndonjë problem shëndetësor që mund të ndërlikohet nga vaksinimi do të përjashtohen nga ky detyrim. Këta persona duhet të ofrojnë dokumente si dëshmi për gjendjen e tyre.

Zyrtarët thonë se ky urdhër është dhënë për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe qarkullimit të varianteve të reja si Omicroni, shkruan The Guardian.

Ekuadori thotë se ka doza të mjaftueshme për ta vaksinuar tërë popullsinë. Deri të martën, rreth 77 për qind e popullsisë prej 17.3 milionë banorësh janë vaksinuar. Rreth 33.600 banorë të këtij vendi kanë vdekur nga Covidi.

Më herët këtë javë, organi që i mbikëqyr politikat shëndetësore për luftimin e pandemisë vendosi që për hyrje në restorante, kinema dhe hapësira të tjera publike, qytetarët duhet ta tregojnë certifikatën e vaksinimit.

Share This Article