Bukuritë e Kelmendit

albnews
By
1 Min Read

Malësia e Kelmendit konsiderohet si një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, ku qeveria ka investuar veçanërisht për përmirësimin e infrastrukturës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fshatrat e Kelmendit nën pushtetin e borës, të cilat ftojnë vizitorët në festat e fundvitit.

“Mirëmëngjes dhe me bukuritë e Kelmendit, që mund të jenë një destinacion festash si në përralla, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Fshatrat e komunës Kelmend në Malësinë e Madhe në qarkun e Shkodrës, me ndërtimin e rrugës së re me parametra të standardit evropian, kanë filluar të vizitohen në masë nga turistët e huaj dhe ata vendas./ATSH/ 

Share This Article