Shirat e dendur gjatë natës në Kaliforninë Veriore lanë dy persona të vdekur në një makinë të zhytur në ujë, ndërsa autoritetet urdhëruan të enjten evakuime për një zonë.
Zjarrfikësit në jug të San Franciscos, shpëtuan dy persona që ishin ngjitur në majë të një automjeti në një nënkalim të përmbytur. Por ata nuk ishin në gjendje të arrinin njerëzit në një makinë plotësisht të përmbytur në ujë.
Masat paraprake për Kaliforninë Jugore erdhën pasi reshjet që kishin rënë këtë javë u përhapën në të gjithë shtetin. Shi i dendur ka rënë të enjten mbrëma në pjesën jugore të vendit, raporton AP.
Periudhat e shiut dhe borës u parashikuan për Kaliforninë gjatë Krishtlindjeve dhe javën e ardhshme.