ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 4 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 9 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 9 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 9 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mesazhi i Imzot Angelo Massafra për Krishtlindje: Urimi im ju mbërriftë të gjithëve

albnews by albnews
24 December, 2021
in Albania
0
Imzot Massafra uron nga spitali: Pashkët, fillimi i një jete të re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Imzot Angelo Massafra ka njoftuar mesazhin dhe urimin e tij për të gjithë shqiptarët, për  Krishtlindjen 2021 dhe Vin e Ri 2022.

Urimi i plotë:

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

Të dashur vëllezer dhe motra,

Për festën e Krishtlindjes së këtij viti, do të doja të kërkoja leje që të hyj në shtëpinë e secilit prej jush tek, e cila do të arrijë ky mesazh.

E bëj me delikatesën e dikujt që nuk dëshiron të prishë qetësinë familjare, edhe pse e di se ndërhyrja ime do të jetë gjithsesi shkak sikleti për dikënd.

Të mësuar siç jemi me poezinë e Krishtlindjes, është e papërshtatshme që të mendojmë se ajo mund të prishet.

Ndoshta kështu qe edhe për ata përbujtës që nuk deshën t’i humbnin klientët për shkak të klithmave të një fëmije, që do të lindte pas pak minutash, nëse do t’i kishin pranuar në bujtinën e tyre Jozefin dhe Marinë.

Kështu mund të ketë qenë edhe për ato kafshë të gjora që pushonin të qetë në stallë kur gjumi i tyre u prish prej hapjes së derës nga e cila hynë Jozefi dhe Maria shtatzënë.

E, pse jo, kështu duhet të ketë qenë edhe për barinjtë e trembur nga vezullimi i dritës engjëllore që lajmëronte lindjen e një fëmije.

Dhe çfarë shqetësimi duhet të ketë qenë për Herodin, i cili u tmerrua nga humbja e mbretërisë së tij, për shkak të rrëzimit nga froni prej një foshnjeje të porsalindur!

Çdo Krishtlindje është e tillë edhe për secilin prej nesh kur mendojmë të festojmë, duke mos marrë parasysh arsyen pse festojmë. Aq e vërtetë është sa i quajmë “Festat e fundvitit”, sepse është e papërshtatshme që të pranojmë se arsyeja pse zbukurojmë, ndriçojmë, japim dhe marrim dhurata është lindja e Jezu Krishtit.

Sigurisht, nëse ai do të kishte mbetur përgjithmonë fëmijë, do të ishim më të kënaqur dhe ngjarja, si e tillë, do të ishte më e mirëpritur: në fund të fundit, bëhemi më të butë kur mendojmë për lindjen e një krijese të re.

Por ky Fëmijë jo: është ndryshe! Ta shikojmë në prehrin e nënës së tij është si ta shikojmë atë të zbritur nga kryqi dhe të dorëzuar në krahët e Zojës së Dhimbshme; ta shohim duke pushuar në grazhdin e një stalle në shkëmb është si ta shohim të vendosur në varrin e bërë në shkëmb.

Ky Fëmijë ka lindur për të vdekur, si të gjithë ne! Ai lindi për t’i dhënë bezdi të keqes që banon në zemrat e njerëzve dhe për të na dhënë lirinë neve, të burgosurve të së keqes. Ta shikosh këtë Fëmijë është e pakëndshme, sepse Ai është ajo Fjala që pret si një thikë me dy tehe për të shqyer dhe për të nxjerrë në shesh të vërtetën tonë.

Po, Jezusi është e gjithë kjo! Por është edhe Ai që ha e pi me mëkatarët, që fal prostitutat, që u hedh vaj e verë plagëve të udhëtarit fatkeq dhe pastaj e vë mbi supe për t’i dhënë një shtëpi. Ai është bariu i mirë që shkon në kërkim të deleve të humbura, që shëron vetëm se dikush beson te Ai. Është edhe Ai që na zbulon fytyrën e vërtetë të Hyjit, krejt Mirësi dhe Mëshirë.

Dëshira ime, pra, si dhe arsyeja pse e lejoj veten të hyj në intimitetin e familjeve tuaja besimtare dhe jobesimtare, është që kjo Krishtlindje të jetohet me guximin e pranimit të arsyes së festës, që është lindja e Jezusit. Krishti, Biri i Hyjit, vetë Hyji, që merr natyrën tonë njerëzore për ta bërë atë të re, duke e rikthyer në pafajësinë e saj origjinale.

Nuk kemi frikë ta mirëpresim Krishtin! Edhe nëse ndërgjegjja jonë mund të dridhet përpara mesazhit të Tij, dijeni se Ai është aty gati për të falur dhe për të mirëpritur secilin prej nesh, duke na zbuluar edhe një herë fytyrën e mëshirshme të Hyjit. Prandaj, të mos lejojmë që këtë festë ta jetojmë edhe një herë si paganë: ta shfrytëzojmë këtë rast për ta lejuar Fëmijën e Betlehemit që të hyjë në shtëpitë tona, në jetën tonë, në marrëdhëniet tona njerëzore, në vendet tona të punës, të kulturës, të shkencës. Nuk mund të bëjë keq Ai që ka ardhur vetëm për të mirën tonë.

Ai është pasuri për familjet me shumë fëmijë, ngushëllim për çiftet që nuk mund t’i kenë, falje për ata që ia kanë mohuar një fëmije të drejtën për të lindur.

Ai është garanci për një rritje të shëndetshme, në moshë, urti dhe hir përpara Hyjit dhe përpara njerëzve të të gjithë fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

Ai është mbrojtësi i të drejtave të punëtorëve dhe një model drejtësie për ata që mund t’u ofrojnë një punë atyre që nuk e kanë atë.

Ai është “Krijuesi i Urtë” që u dhuron çdo urti dhe çdo shkencë të gjithë atyre që janë të angazhuar për ta bërë këtë botë më të mirë me kulturën, shkencën, artet.

Ai është “Mrekullibërësi i fuqishëm” që shëron shpirtin dhe ka fuqi të shërojë edhe trupat; mbështetje për të gjithë të sëmurët dhe të moshuarit.

Ai është “Këshilltari i admirueshëm” që gjen vendin e duhur në vendet ku ushtrohet pushteti legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv.

Ai është “Kryeprifti i amshuar”, udhërrëfyes i sigurt për të gjithë ata që ia kanë dhuruar jetën e tyre Hyjit dhe vëllezërve si gjallërues të bashkësive fetare.

Urimi im ju mbërriftë të gjithëve ju: katolikë, ortodoksë, krishterë dhe njerezve vullnetmirë, qoftë vërtet një Krishtlindje e shenjtë me mikpritjen e sinqertë dhe të guximshme të Jezu Krishtit në jetën tonë.

Bekimi i Fëmijës së Betlehemit zbrittë me bollëk mbi ju të gjithë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result