Gjykata urdhëron ish-futbollistin e Liverpulit t’ia paguajë 30.000 dollarë personit që ia gjeti qenin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-futbollisti i Liverpulit, Daniel Sturridge, është urdhëruar nga një gjykatë amerikane që t’ia japë 30.000 dollarë një burri që thotë se ia ka gjetur qenin e humbur sportistit të njohur.

Sturridge, i cili tani luan në Australi, tha se qeni i tij me emrin Lucci i ishte vjedhur nga një shtëpi në Los Angeles të ShBA-së më 2019 dhe për gjetjen e tij ishte ofruar shpërblim, shkruan BBC.

Foster Washington, reper i njohur me emrin Killa Fame, thotë se e bashkoi futbollistin me qenin e vet, por nuk u pagua. Një gjykatë në Los Angeles vendosi në favor të reperit.

Gjykatësi Curtis Kin mori vendim që futbollisti duhet t’ia paguajë amerikanit 30.000 dollarë si dëmshpërblim. Reperi i tha agjencisë PA se është ndier i lënë anash nga futbollisti Sturridge.

Një postim i reperit amerikan në Twitter me fotografi të qenit të gjetur

“Shpresoj që ai të paguajë dhe të mos përpiqet të paraqesë ankesë. Jam i gëzuar, kam luftuar në këtë rast për më shumë se një vit. S’po mund të besoj që përfundoi. Kur e gjetëm qenin, mendova se jeta ime do të bëhej më e mirë”, tha amerikani.

Përfaqësuesit e futbollistit Sturridge nuk ishim menjëherë të qasshëm për koment pas vendimit të gjykatës.

Share This Article