Broja kërkon golin e pestë në Premierligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja do ta kërkojë sërish golin në Premierligë. Sulmuesi shqiptar shënoi para dy javëve ndaj Crystal Palace dhe është i gatshëm ta bëjë këtë edhe nesër.

Ekipi ku ai luan, Southampton do të përballet me West Hamin në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është provuar titullar gjatë gjithë seancave stërvitore, edhe për faktin që Che Adams është kthyer vetëm dje të stërvitet me grupin.

Armando Broja ka shënuar 4 gola në Premier League, në vetëm 6 ndeshje që ka luajtur si titullar, duke u shndërruar në sulmuesin më produktiv të Southampton, teksa tifozët po kërkojnë që drejtuesit të blejnë kartonin e tij nga Chelsea.

Share This Article