ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë 14 hours ago
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’ 15 hours ago
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026 16 hours ago
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve 16 hours ago
SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027 16 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Rusia e irrituar nga eksportet gjermane të gazit drejt Polonisë

albnews by albnews
26 December, 2021
in Bota, Technologji
0
Rusia e irrituar nga eksportet gjermane të gazit drejt Polonisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjiganti rus ”Gazprom” e ka konsideruar të nxituar rishitjen e gazit nga Gjermania në Poloni, në mes të çmimeve në rritje, duke hedhur poshtë akuzat se Moska kufizon vullnetarisht dërgesat e saj në Evropë.

“Ka një ndryshim të rrjedhës së gazit nga Gjermania në Poloni dhe me sa duket edhe në Ukrainë, prej tre deri në pesë milionë metra kub në ditë”, tha zëdhënësi i ”Gazprom”-it, Sergei Kuprianov.

RelatedPosts

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Inteligjenca artificiale mund të  krijojë pandemi

Shkelet armëpushimi, shpërthejnë përleshjet e armatosura mes Pakistanit dhe Afganistanit

“Ky gaz vjen nga rezervuarët nëntokësorë në Gjermani, rezervuarë prej të cilëve gazi është përdorur tashmë në 47%. Dhe dimri sapo ka filluar… Nuk është vendimi më racional”, theksoi ai.

Sipas tij, çmimet e këtyre dërgesave janë “dukshëm më të larta se ato të vëllimeve të dorëzuara nga Gazprom”.

Të mërkurën, përfaqësia e përhershme e Polonisë në Bashkimin Evropian akuzoi Moskën se kishte ndaluar furnizimet e saj përmes tubacionit të gazit ”Yamal-Evropë” midis Rusisë, Polonisë dhe Gjermanisë, duke akuzuar ”Gazprom”-in për “manipulim”.

Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj të enjten se ”Gazprom”-i nuk po kryente eksporte të reja nëpërmjet këtij gazsjellësi, për shkak të mungesës së porosive të reja evropiane.

Evropa Perëndimore është përballur prej disa muajsh me një rritje të çmendur të çmimeve të gazit për shkak të disa faktorëve, një dimër shumë i ftohtë 2020-2021, rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë apo edhe një furnizim i reduktuar i energjive të rinovueshme.

Çmimi i gazit në Evropë theu një rekord të ri të martën, me ardhjen e temperaturave të dimrit.

Kësaj i shtohen tensionet gjeopolitike midis BE-së dhe Moskës, e cila siguron një të tretën e dërgesave evropiane.

Perëndimorët dyshojnë se Rusia ka kufizuar dërgesat e saj për të ushtruar presion mbi evropianët dhe për të arritur sukses në disa raste, duke përfshirë nisjen e gazsjellësit të ri ruso-gjerman, ”Nord Stream 2”.

“Akuzat kundër Rusisë dhe ‘Gazprom’-it që thonë se ne ofrojmë pak gaz në tregun evropian janë absolutisht të pabaza”, tha Kuprianov.

Rusia akuzohet gjithashtu se nuk dërgon gaz shtesë në Evropë përmes Ukrainës, për shkak të tensioneve të larta mes Moskës dhe Kievit, akuza të kundërshtuara edhe nga Moska./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

5 December, 2025
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

5 December, 2025
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

5 December, 2025
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result