Pesë të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 547 raste të reja të infeksionit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se rastet e reja janë nga testimi i 5639 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 298 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri në total janë regjistruar 208.899 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 5506 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 200.181, ndërsa janë 3212 raste aktive.

Share This Article