Duket se fitorja e Partizanit në Supërkupën e Shqipërisë nuk ka shkuar mirë për disa tifozë, pasi autobusi i tyre u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Elbasan – Tiranë, pas përfundimit të ndeshjes, ku autobusi ka marrë flakë në ecje.
Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Mësohet se autobusi është shkrumbuar totalisht, duke bërë që tifozët të ktheheshin me një tjetër autobus.
Dyshohet se shkak i djegies së autobusit mund të ketë qenë një defek teknik.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkakut të djegies së autobusit./Ora News/