Pas Romës, edhe Juventusi ka dalë me komunikatë për vendimin për pezullimin e shitjes së biletave për tri ndeshjet e ardhshme në shtëpi kundër Napolit, Udineses dhe Sampdorias. Vendimi është marrë pas situatës së re të krijuar me koronavirus.
“Në ditët në vijim do të jepen informacione të mëtejshme se si do të veprohet për ndeshjet e ardhshme për ata që tashmë kanë blerë bileta”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Juventusit.