Real Madridi e ka nisur në mënyrën më të keqe vitin e ri 2022. Los Blancos u mposhtën në udhëtim nga Getafe me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Ishte goli i Enes Unal në minutën e 9-të që vulosi gjithçka këtë ndeshje.
Pavarësisht përpjekjeve për barazim të rezultatit, skuadra e Ancelottit nuk arriti ta tundte rrjetin dhe regjistroi humbjen e dytë në ligë këtë sezon.
Reali mbetet në vendin e parë me 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla e vendit të dytë, por që ka dy ndeshje më pak. Getafe është në pozitën e 16-të me 18 pikë.