ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë 43 minutes ago
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’ 2 hours ago
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026 2 hours ago
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve 2 hours ago
SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Historia e shpikjes së shiringës

albnews by albnews
3 January, 2022
in Bota
0
Historia e shpikjes së shiringës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qindra e miliona njerëz në të gjithë botën po presin të vaksinohen kundër Covid-19 gjatë muajve të ardhshëm.

Shiringa që po përdoret tani për të siguruar mbrojtje kundër koronavirusit, mund të duket shumë e thjeshtë për t’u krijuar. 

RelatedPosts

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

SHBA ultimatum Europës: Merrni kontrollin e NATO-s deri në vitin 2027

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Por, u deshën mijëvjeçarë për të krijuar shiringën hipodermike në një formë që do të lejonte vaksinimin masiv që po bëhet sot.

Një kirurg irlandez, Francis Rynd dhe mjeku francez, Charles Pravaz, dhanë një kontribut të madh në këtë fushë, në mesin e shekullit 19-të. Por ishte mjeku skocez, Alexander Wood, i cili tani njihet gjerësisht për shpikjen e shiringës hipodermike të ditëve moderne, informon abcnews.al.

Shiringat, në një formë ose në një tjetër, kanë ekzistuar që nga koha e mjekut grek, Hipokratit, në shekullin 5-së para Krishtit.

Versionet e hershme ishin të papërpunuara. Të ndërtuara nga fshikëza të kafshëve dhe tuba. Ato u përdorën kryesisht për larjen ose shpëlarjen e një plage.

Në shekullin e 11-të, një okulist egjiptian përdori shiringën e parë të njohur si hipodermik për të hequr kataraktat. Por vetëm në mesin e shekullit 17-të u ndërmorën eksperimentet më të hershme të konfirmuara në injeksionin intravenoz. Ai injektoi opium, alkool dhe metallodrug krokus, në qen të ndryshëm. Njëri ra në gjumë, tjetri u deh ndërsa i treti mbeti në koma.

Në kohën kur Edward Jenner, i cili krijoi shiringën e parë në botë, u shfaq në skenë gati 150 vjet më vonë, ende nuk kishte asnjë shenjë të një metode të sofistikuar të administrimit të ilaçeve në trupin e njeriut.

Në vitin 1796, ai vaksinoi me sukses një djalë 8-vjeçar kundër lisë.

Sidoqoftë, vaksina u administrua përmes një prerjeje, dhe kështu teknikisht nuk ishte një injeksion. Nga mesi i shekullit 19-të, mjekët  kishin filluar të përqendroheshin në një sistem më efikas të shpërndarjes së ilaçeve. Në 1844, kirurgu irlandez Francis Rynd shpiku atë që ishte pa dyshim gjilpëra e parë e zbrazët në botë.

Por ishte një pajisje e cila përdorte gravitetin për të bërë të mundur rrjedhjen e lëngut dhe përfshinte prerjen e lëkurës. Sidoqoftë, brenda 10 viteve, lindi versioni modern i gjilpërës hipodermike.

Në vitin 1853, mjeku Alexander Wood shtoi pjesën tërheqëse dhe zhvilloi shiringën e parë prej qelqi që i lejoi mjekët të vlerësonin dozën bazuar në sasinë e lëngut të vëzhguar me sy të lirë.

Pacientja e tij e parë ishte një grua 80-vjeçare, e cila vuante nga një formë nevralgjie.

I shqetësuar vetëm për lehtësimin e dhimbjeve të lokalizuara, ai i injektoi asaj 20 pika tretësirë vinoze morfinë, në shpatullën e saj ku dhimbja ishte më e fortë. Më pas ajo ra në gjumë të thellë, por më vonë u shërua.

Shpikja e Wood përkoi në të njëjtin vit me krijimin e një instrumenti të ngjashëm nga kirurgu francez Charles Pravaz.

Por ndërsa shiringa e Wood ishte bërë prej qelqi dhe përmbante një tërheqës, shiringa e Prava ishte e përbërë kryesisht nga argjendi dhe përdorte një vidë që duhej të kthehej për të futur ilaçin në trup.

Vaksina e Wood me injeksion nënlëkuror u bë e njohur shumë shpejt në Britaninë e Madhe.

Kaluan disa vjet para se një kirurg nga Londra, Charles Hunter, të krijojë termin “hipodermik”, bazuar në fjalët greke “hypo” (nën), dhe “derma” (lëkurë).

Daisy Cunynghame, menaxher i bibliotekës dhe trashëgimisë për RCPE (Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Edinburgut) thotë se, gjilpëra moderne hipodermike ka ndryshuar shumë pak nga modeli i Wood./PërshTati nga BBC, e.b-abcnews.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë

5 December, 2025
Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Anglia në grupin e ‘vdekjes’

5 December, 2025
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

5 December, 2025
Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

Shorti/ Iu ka shënuar Curri, zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result