ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 2 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 2 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 2 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 5 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Një gjerman, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Aaeroportit të Rinasit

albnews by albnews
19 August, 2019
in Albania
0
Një gjerman, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Aaeroportit të Rinasit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Constantin von Alvensleben është emëruar drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Në një njoftim për shtyp, TIA bën të ditur se Alvensleben do të udhëheqë ekipin menaxhues të TIA-s, duke mbikëqyrur strategjinë e zhvillimit të kompanisë dhe biznesit, marrëdhëniet me qeverinë dhe palëve të interesit.

Constantin von Alvensleben është një ekzekutiv me shumë përvojë, me një karrierë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin dhe menaxhimin e aeroporteve, transmeton Koha Jonë. Ai ka mbikëqyrur projektet kryesore të zhvillimit të aeroporteve ndërkombëtare, duke përfshirë vendet e CIS, Europës Lindore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka menaxhuar gjithashtu procese të mëdha blerjesh dhe ofertash të aeroporteve ndërkombëtare në Indi dhe Australi.

RelatedPosts

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Të huajt për Zvërnecin: Na pëlqen qetësia, natyra dhe historia

Von Alvensleben do të punojë ngushtë me Volker Wenderfeuer i cili u emërua drejtor i Përgjithshëm i Operimeve i TIA-s në Korrik të këtij viti, dhe gjithashtu ka një përvojë të gjerë drejtimi të lartë në aeroporte ndërkombëtare, përfshirë Aeroportin Pulkovo në Shën Petërsburg në Rusi dhe aeroportin e Kajros, Egjipt.

Ai aktualisht është menaxher i Përgjithshëm i FAKT Group, një firmë e pasurive të patundshme dhe e zhvillimit të infrastrukturës me qendër në Essen, Gjermani. Para këtij roli, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta drejtuese në organizata, përfshirë këtu HOCHTIEF Concessions dhe HOCHTIEF Airport, filialet e firmës kryesore të ndërtimit HOCHTIEF Group. Ai ka qenë gjithashtu Kryetar i Konsulencës së specializuar të aviacionit T&L, e cila përqendrohet në maksimizimin e kapacitetit të terminalit, pasagjerëve dhe mallrave. Në vitin 2006 – 2007, Von Alvensleben ishte Shef Ekzekutiv i TIA. Në fund të mandatit të tij, TIA arriti një numër prej 1.2 milion pasagjerësh dhe një qarkullim prej 23 milion EUR.

Richard Hu, kryetari i Këshillit Administrativ të TIA, tha: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim përsëri Constantinin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ai sjell me vete një përvojë shumë të rëndësishme në aeroporte, zhvillimin e infrastrukturës, kredenciale të larta lidershipi, si dhe një përvojë të pasur pune në tregjet ndërkombëtare dhe menaxhimin e projekteve të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij. Me këtë sfond të gjerë në infrastrukturë dhe ndërtim, përvojë të dëshmuar të udhëheqjes dhe familjaritet me operacionet në Shqipëri, Constantini është i pozicionuar mirë për të udhëhequr TIA-n në fazën e saj të ardhshme të rritjes, duke garantuar gjithashtu se siguria do të jetë gjithnjë një nga prioritetet kryesore të TIA-s.”

Constantin von Alvensleben tha se “Jam i lumtur që kthehem si drejtor ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në një moment sfide. Numri i pasagjerëve dhe fluturimet ndërkombëtare po rriten ndërsa turizmi në Shqipëri vazhdon të lulëzojë. Jam i prirur të udhëheq ekipin gjatë kësaj periudhe rritjeje të jashtëzakonshme”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result