Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 8 janar ku do të kërkohet lirimi i zyrës së kreut të PD-së. Në profilin e tij në “Tëitter”, kryedemokrati shkruan se ish-lideri i selisë blu po përpiqet që ta kthejë partinë më të madhe opozitare në bunker që të mbrohet.
Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së akuzoi Bashën se po vendos dyer të blinduara në godinën e partisë për të bllokuar hyrjen e kundërshtarëve të tij. Më pas, Partia Demokratike akuzoi ish-kryeministrin dhe mbështetësit e tij se po përpiqet që 8 janar të sulmojë me dhunë selinë blu.
Situata brenda Partisë Demokratike është tensionuar shumë në muajt e fundit ku dy palët që mbështesin respektivisht Bashën dhe Berishën kanë marrë vendime kundër njëri-tjetrit.