Gazetari Artan Hoxha shkruan në Facebook se demokratet që duan të shkojnë në PD nuk pengohen nga Garda e Republikës, por nga “gardistët” e selisë.
Ai thekson se Garda i ka vënë 2 truproja Bashës, por sipas tij, pas 13 dhjetorit 2021, kur Berisha u fut në PD, shoqëruesi kryesor i Bashës i ka çuar një raport Gardës.
Ai thekson se ka informacion për kërcënimin e kryedemokratit dhe se 2 truproje nuk e përballojnë situatën dot, duke kërkuar 2 roje truproje shtesë.
Hoxha:
Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim… Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise… Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes. Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes.
Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten. Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese. Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda. Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet. Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend… Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht.