ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR 11 minutes ago
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit 2 hours ago
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar 2 hours ago
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin 2 hours ago
Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ambiciet e paplotësuara të Jugosllavisë: Nga energjia bërthamore deri tek bomba atomike

albnews by albnews
4 January, 2022
in Bota
0
Ambiciet e paplotësuara të Jugosllavisë: Nga energjia bërthamore deri tek bomba atomike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-Jugosllavia kishte synime ambicioze në përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime civile dhe ushtarake. Kjo përfshinte ndërtimin e disa termocentraleve bërthamore dhe zhvillimin e armëve atomike.

Në shfrytëzimin e energjisë bërthamore për të prodhuar energji elektrike ishte shumë më e suksesshme sesa në zhvillimin e armëve bërthamore. U përpoq, por nuk arriti të bënte një bombë atomike.

RelatedPosts

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Termocentrali bërthamor Krshko, i cili furnizon me energji elektrike Slloveninë dhe Kroacinë, u vu në funksion në vitin 1981. Ishte i vetmi termocentral i këtij lloji i ndërtuar nga qeveria jugosllave.

Synimi ishte që termocentrali tjetër i tillë të ndërtohej në Prevlakë të Kroacisë, i cili do të prodhonte energji elektrike si për Kroacinë ashtu edhe për Slloveninë. Sllovenia më vonë hoqi dorë.

Por kriza ekonomike në Jugosllavi dhe katastrofa bërthamore e Çernobilit më 1986 bënë që Krshko të mbetet i vetmi termocentral bërthamor në shtetin që më nuk ekziston.

Ndërkohë, gjigandi industrial me dhjetëra mijëra punëtorë “Energoinvest” shqyrtoi mundësinë e ndërtimit të impianteve të tilla në Bosnjë-Hercegovinë. Sarajeva dhe Gorazhde u përmendën si lokacione për ndërtimin e tyre.

Në librin “Xhemal Bijediq: Biografia politike”, historiani Husnija Kamberoviq, duke iu referuar shkrimeve të gazetës “Oslobodjenje” më 22 janar 1970, vuri në dukje se “Energoinvest” propozoi ndërtimin e një termocentrali bërthamor në fillim të vitit 1970 për të ngrohur Sarajevën.

Muhamed Cico, Izudin Filipoviq, Safet Hasanbegoviq, Zharko Primorac dhe Shefik Vuçijak në një monografi të vitit 2002 mbi krijuesin e “Energoinvest”, Emerik Blum, theksuan se Blum po mendonte të ndërtonte termocentralin bërthamor në Gorazhde.

Ndërkohë në një intervistë për gazetën kroate “Jutarnji List” në vitin 2016, ish-drejtori i Energoinvestit dhe ish-ministri jugosllav i Shkencës, Bozhidar Matiq, theksoi se Jugosllavia ka punuar fshehurazi në zhvillimin e bombës bërthamore në vitet 1980. Sipas tij, bëhet fjalë për programin bërthamor të koduar “Sutjeska”, në të cilin rol të rëndësishëm ka luajtur Energoinvesti.

“Kur filloi programi bërthamor në Energoinvest, unë nuk isha i informuar. E mora vesh në një mënyrë të çuditshme kur u ktheva në Energoinvest në vitin 1985, pasi isha për një kohë rektor i Universitetit të Sarajevës. Energoinvest kishte 11 qendra kërkimore, gjashtë prej të cilave, sipas kualifikimit në atë kohë, në nivel institutesh”, kujton Matiq.

Ai ka theksuar se nuk kanë dashur ta lejojnë të hyjë në një pjesë të objektit të Institutit të Termoteknikës dhe Inxhinierisë Bërthamore (ITEN).

“Ata më thanë, ‘këtu po bëhet një projekt. Sipas kontratës, askush nuk mund ta shohë projektin përveç atyre që kanë leje për ta bërë këtë’. Kur më thanë se nuk mund të merrja një pasqyrë të projektit ITEN, mendova ‘Ka lidhje me ushtrinë’. Unë u thashë se mua si nënkryetar i Energoinvestit nuk mund të mbajnë fshehtë nga ajo që po ndodh në institut. Më thanë se ishin dakord dhe se do të kërkonin që të më fusnin edhe mua në listën e atyre që kanë të drejtë të kenë akses në projekt”, tha ai.

Matiq vlerësoi se Energoinvest ishte një maskë e shkëlqyer, sepse gjithmonë mund të kishte një justifikim se ishte hulumtim për përdorim civil të energjisë bërthamore. Ai nuk ishte dakord me ata që mendonin se ishte një blof që Jugosllavia po bënte një bombë bërthamore.

Duke e mbështetur opinionin e tij, ai vuri në dukje se Jugosllavia kishte nënshkruar marrëveshje me Irakun dhe Libinë për të ndërtuar një raketë, që sipas tij, ishte menduar për bombë atomike. Sipas Matiqit, ideja ishte që të bëhej një raketë me rreze veprimi deri në 300 kilometra dhe që ajo të testohej në zonën nga Shiroki Brijeg në Kroaci deri në Herceg-Novi në Mal të Zi. /Klix

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

5 December, 2025
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

5 December, 2025
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

5 December, 2025
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result