Pamje: Protestuesit në Kazakistan s’i ndal as dorëheqja e qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestuesit anti-qeveritar në qytetin kryesor të Kazakistanit, Almaty, e kanë sulmuar zyrën e kryetarit të qytetit në ditën e dytë të protestave kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Mijëra njerëz dolën rrugëve të mërkurën pavarësisht gjendjes emergjente në disa zona. Të martën, presidenti e pranoi dorëheqjen e qeverisë dhe tha se do të kthehen çmimet e ulëta të karburanteve.

Protestat në shtetin e pasur me naftë janë të rralla. Ish-republika sovjetike kontrollohet fort nga qeveria, shkruan BBC.

Në Almaty, policia hodhi granata shoku e gaz lotsjellës në drejtim të mijëra protestuesve, por nuk arriti që t’ua ndalojë hyrjen në zyrën e kryetarit të qytetit, raporton agjencia AFP.

Ka raportime se ka turma njerëzisht afër ndërtesave zyrtare edhe në qytetet e tjera dhe duket se shërbimi i internetit është ndërprerë në mbarë vendin.

Share This Article