• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, June 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
A po bëhet sërish pagan Perëndimi?

A po bëhet sërish pagan Perëndimi?

by albnews
7 January, 2022
in Bota
0
3
VIEWS

Nga Christopher Caldwell

Në kulmin e sezonit të Krishtlindjeve, një sondazh i Qendrës Kërkimore Pew mbi fenë zbuloi se vetëm pak më shumë amerikanë e përshkruanin veten si katolikë (21 për qind), sesa si besimtarë të “asgjëje në veçanti” (20 për qind).

Brezi i mijëvjeçarit të ri, që përfshin shumicën e amerikanëve të rritur nën 40 moshën vjeç, është i pari ku të krishterët janë pakicë. Shumë amerikanë kanë ndjesinë se vendi i tyre është më pak fetar se sa ka qenë dikur. Por a është kjo e vërtetë?

Ndërveprimi ndërmjet institucioneve, sjelljeve dhe besimeve, është shumë i vështirë të matet. Edhe nëse do të kishim mundësinë të përcaktonim se cilat janë ndjenjat fetare dominuese, do të ishte e vështirë të thuhej nëse po flisnim për modën e këtij viti, apo për tendencën e këtij shekulli.

Apo ndoshta kemi të bëjmë me një proces edhe më të thellë. Ky është argumenti i një libri që ka ngjallur shumë debate, dhe që është botuar këtë vjeshtë në Paris. Në të, teoricienia politike franceze Shantal Delsol, pretendon se ne po përjetojmë fundin e qytetërimit të krishterë.

Një qytetërim që nisi përafërsisht me shkatërrimin e shoqërive pagane në fundin e shekullit IV të Erës Sonë, dhe që përfundoi me përqafimin nga Papa Gjoni XXIII të pluralizmit fetar, dhe me legalizimin e abortit nga Perëndimi. Libri titullohet “La Fin de la Chrétienté”, që mund të përkthehet si “Fundi i botës së krishterë”.

Zonja Delsol e ka shumë të qartë se ajo që po merr fund nuk është besimi i krishterë, me ritet dhe dogmat e tij, por vetëm kultura e krishterë. Pra mënyra se si qeverisen shoqëritë e krishtera, por edhe arti, filozofia dhe dija që kanë lindur nën ndikimin e Krishterimit.

Por edhe kaq, është sërish një ndryshim i madh. Në Perëndim, shoqëria e krishterë është burimi i normave tona kulturore dhe i kanuneve morale, për të mos përmendur luftërat kulturore që po shohin sot, me argumentet e tyre të ashpra mbi përemrat dhe statujat, mbi personazhet historikë homoseksualë dhe priftërinjtë pedofilë.

Në pjesën më të madhe, zonja Delsol tregon atë që po humbet, ndërsa po merr fund qytetërimi i krishterë. Por edhe pse argumentet e saj janë të forta, ato janë thuajse dytësore ndaj tonit të vetë librit, që është modeli i një qasje elegante mbi një temë shumë të diskutueshme.

Qasja e zgjuar e zonjës Delsol, ka të bëjë me shqyrtimin e këtij ndryshimi civilizues, që po ndodh pas atij që përfundoi 1600 vjet më parë. Të krishterët sollën në atë kohë, atë që ajo e quan një “përmbysje normative” në Romën pagane. Kjo do të thotë, se ata vlerësuan shumë gjëra që romakët i përbuznin, dhe dënuan shumë nga ato që vlerësonin romakët, sidomos mbi çështjet që lidhen me seksin dhe familjen.

Sot po zbehet pesha e Krishterimit mbi jetën kulturore në Perëndimore, duke zbuluar shumë nga normat pagane që mbuloi dikur. Për ta thënë në mënyrë të vrazhdë argumentin e zonjës Delsol, kjo që po ndodh sot është një zhbërje, por edhe një ribërje. Ne në Perëndim po ri-paganizohemi.

Vetë paganizmi nuk ka pasur kurrë një përkufizim të saktë. Ky term ishte evaziv për ata që e refuzuan shpalljen e krishterë, qofshin politeistë, adhurues të natyrës apo agnostikë. Sigurisht, kultura pagane e Romës perandorake nuk ishte një arritje e vogël.

Ajo kishte artistët dhe intelektualët e saj, së bashku me fetë e saj të fuqishme natyrore. Paganizmi ka ushtruar gjithmonë një joshje të fshehtë në mendimin e Perëndimit të krishterë. Rilindja Evropiane, me rizbulimin e Epikurit dhe Lukrecit, është një shembull i njohur.

Paganët mendonin se rënia e besimeve të tyre, do të nënkuptonte shembjen e Romës. Shumë konservatorë të shekullit XXI-të, besojnë diçka të ngjashme në lidhje me erozionin e vlerave të krishtera:se liritë e shoqërisë sonë të hapur janë parazitare për trashëgiminë tonë të krishterë, dhe se kur të shembet kjo trashëgimi, do bjerë edhe qytetërimi ynë.

Por Delsol nuk i sheh gjërat ashtu. Ajo vëren se etika e epokës së krishterë, u përshkua me huazime të papranuara nga vlerat pagane që zëvendësoi Krishterimi. (Shihni Stoicizmin apo Betimin e Hipokratit në mjekësi.) Po ashtu, progresivizmi i sotëm post-kristian i vjen shumë në ndihmë Krishterimit.

Për shembull:pse të përdoret martesa e krishterë për të bashkuar çiftet homoseksuale, në vend të një institucioni të ri që është më pak i orientuar nga vlerat e krishtera? Sepse kjo është thjeshte mënyra sesi ndodh pjesë-pjesë ndryshimi i qytetërimeve.

Pra, nëse vjen një qytetërim tjetër për të zëvendësuar Krishterimin, ai nuk do të jetë thjesht një mohim, siç është ateizmi apo nihilizmi. Përkundrazi, do të jetë një qytetërim rival me logjikën e vet, ose të paktën me stilin e vet të moralizimit.

Krishterimi ka shumë leksione mbi dashurinë ndaj fqinjit dhe kthimin e faqes tjetër për të mos rënë pre e hakmarrjes, të cilat janë mbresëlënëse. Por për kulturën e Krishterimit, këto mund të jenë burime dykuptimësie. Krishterimi ka prodhuar disa norma moralizuese shumë të ngurta.

Dhe ka pasur gjithmonë një tension midis mësimeve të tij, dhe kërkimit të pushtet politik nga ai. Delsol thotë se lëvizja e sotme e paganizmit nuk ka asnjë dilemë të tillë. Me kodet e të folurit, rritjen e vetëdijes mbi arsimimin, reklamimin e shërbimeve publike të korporatave, rendi ynë publik po i ngjan në një farë mënyre atij të Romës pagane, ku feja dhe morali ishin të ndara.

Feja ishte një çështje e familjes. Morali u përcaktua dhe u imponua nga elitat e shoqërisë, me rezultate të errëta për lirinë e mendimit. Nëse një shoqëri është apo jo tolerante ndaj ideve rivale, kjo ka të bëjë më pak me pozicionimin ideologjik bosh të liderëve të saj, dhe shumë më tepër me pozicionin e tyre në një cikël historik.

Kur në vitin 384 të krishterët ia dolën të hiqnin Altarin pagan të Fitores nga Senati Romak, ku ai kishte qëndruar për gati 4 shekuj, burrështetasi pagan Simaku e kuptoi se tani e tutje toleranca e Romës, do t’u mohohej pikërisht atyre që e kishin ndërtuar atë.

Nëse Simaku na tingëllon sot aktual, kjo është për denoncimin që ai i bëri pretendimeve dogmatike të krishterimit, për të vërtetën si një fyerje kundër sensit të përbashkët. “Nuk mund të ketë vetëm një rrugë drejt një misteri kaq të madh!”- tha ai.

Njerëzve u duken frymëzuese ndjenja të tilla. Regjimeve zakonisht jo. Një dekadë më vonë, perandori i krishterë Teodosi ndaloi mbajtjen e Olimpiadën me arsyetimin se në të kishte shumë lakuriqësi, pa asnjë kundërshtim nga njerëzit. Mençuria konvencionale sillej në atë kohë rreth dogmatizmit. Dhe këtë gjë e bën shpesh ende sot. / “The New York Times” – Bota.al

Previous Post

Çizmja ruse ne Kazakistan, çfarë është Traktati i Sigurisë që ecën në gjurmët e ish-Bashkimit Sovjetik

Next Post

Kush e fitoi Luftën e Ftohtë?

albnews

albnews

Related Posts

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë
Bota

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Bota

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Kush e fitoi Luftën e Ftohtë?

Kush e fitoi Luftën e Ftohtë?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

9 June, 2025
E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

9 June, 2025

Sfida në Tiranë – Federata serbe: Armando Duka na priti shumë mirë, tifozët shqiptarë një njollë e madhe. Lojtarët u kërcënuan. Deklaratat e trajnerit? I keni përkthyer gabim

9 June, 2025
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4840 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2444 shares
    Share 978 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM