Sali Berisha ka folur pas ndërhyrjes së RENEA-s dhe FNSH. Ai e qujati ndërhyrje kriminale shtetërore.
“Protesta kishte qëllime paqësore. Ky ishte skenar i paralajmëruar që dje nga policia. Opozita vazhdon betejën deri në fitoren e saj të plotë. Asnjë gjë nuk na ndal ne për realizimin e qëllimeve tona. Lulzim Brava tregoi fytyrën e tij. E kisha të sigurt, që dje e kam denoncuar që PD do rrethohej nga policia. Protesta do vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve. Është e shkëlqyer gjendja ime shëndetësore”, tha Berisha para Selise se PD.