• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Fillim i artë për Kosovën nga Majlinda e artë

Kuka, sportisti premtues që u kthye në trajner të klasit botëror

by albnews
9 January, 2022
in Sports
0
4
VIEWS

Trajneri Driton Kuka ka pasur rrugëtim të gjatë në sportin e xhudos. Si xhudist i ri, ishte perspektiv. Rrethanat politike të asaj kohe bënë që ai të distancohet, por u kthye për të hyrë më vonë në librat e historisë së këtij sporti. Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar një intervistë me trajnerin Kuka, të gjatë afro 41 minuta. Dhe është vetëm njëra pjesë e rrugëtimit të tij të gjatë në xhudo.

Driton “Toni” Kuka vlerësohet shumë si trajner. Dikur ishte një prej sportistëve më premtues, por që u pengua nga lufta. Ai iu kthye sportit për t’i ndihmuar fëmijët të përfshihen në sportin të cilin ai e do. Pas kthesave e ngjarjeve të jashtëzakonshme, disa nga fëmijët e atyre rrugëve, u bënë kampionë olimpikë.

Tani kampion me tre sportistë, ai e mori çmimin e “Trajnerit më të mirë të vitit 2021” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, jo vetëm nga disa panelistë, por nga i gjithë komuniteti i xhudos. Ai ishte zgjidhja e njerëzve dhe nuk është çudi se pse.

“Kam nisur të merrem me xhudo kur kam qenë 9-vjeçar. Arsyeja pse xhudoja, ishte sepse gjithë familja ishte përfshirë në xhudo. Vëllezërit e mi merreshin me xhudo. Njëri ishte xhudist, tjetri trajner në skuadër. Edhe vëllai i dytë, Agroni, nisi të merrej me xhudo. Unë kur e përfundoja shkollën luaja me fëmijët. Në atë kohë nuk kishim ‘Iphone’ apo diçka të tillë. Pasi përfundonim mësimin, ne ishim duke luajtur në rrugë të gjithë. Një ditë vendosa të shkoj në xhudo. Disa fëmijë ishin më të fortë se unë. Më hidhnin poshtë, nuk ndihesha shumë rehat me atë situatë. Por, unë edhe si fëmijë, gjithmonë kam dashur të fitoj. Ajo ka qenë arsyeja pse unë kam bërë xhudo çdo ditë, t’u revanshohesha fëmijëve të tjerë. Kështu nisa xhudon. Nuk jam ndalur asnjëherë”, nis rrëfimin trajneri Kuka 50-vjeçar.

Kuka e pa menjëherë se xhudoja i fle në zemër dhe nuk iu nda më për asnjë moment sportit me të cilin mund të krenohet e tërë Kosova.

“Si fëmijë kam nisur menjëherë garimin. Kemi pasur një sistem të mirë të garimit për fëmijë. Pas 2-3 vjetësh kam pasur rezultate të mira, para se të mbërrij te kadetët. Isha një prej xhudistëve më premtues në ish-Jugosllavi. Në kategorinë e kadetëve u bëra kampion i ish-Jugosllavisë, disa herë madje. Doja gjithmonë të fitoja me ‘Ippon’. Edhe te juniorët u bëra kampion dy apo tri herë në ish-Jugosllavi. Nuk ishte e lehtë, sepse ishte si të jesh kampion i gjysmës së Evropës. Ishe në mesin e pesë apo gjashtë sportistëve më të mirë të Evropës. Më 1989 isha i pesti në Kampionatin Evropian për junior. Në vitin 1991, u bëra medalist i Botërorit në Budapest, që ishte rezultati më i mirë për mua. Ishte gara e parë dhe e fundit për mua në atë nivel. Pas asaj të gjithë sportistët nga Kosova u përjashtuan nga ish-Jugosllavia për shkak të rrethanave politike të Milosheviqit në atë kohë. Nisën edhe luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnjë, dhe më pas në Kosovë e Maqedoni. Si kadet e junior ka pasur dy apo tre vjet që nuk e kam humbur asnjë ndeshje. Kur vendosa të mos garoj më, ishte një prej momenteve më të këqija të jetës sime, sepse isha sportist shumë premtues dhe isha kandidat për Olimpiadë. Trajneri i asaj kohe për kategorinë deri në 71 kilogramë, pas medaljes në Budapest, thoshte në disa gazeta se është hapur kategoria 71 kilogramë, sepse kemi xhudistë të cilët kanë arritur rezultate të mira. Nga ato rezultate, ai llogariste në mua si një prej kandidatëve për seniorë, në Olimpiadën e Barcelonës”, vazhdon tutje Kuka.

Kuka nga viti 1991 e edhe pas vitit 2000, gjithmonë e ka pasur një ëndërr që një ditë do të mund të garonte në nivele të larta. Një gjë e tillë iu pamundësua. Por, nuk e ka menduar që një ditë, si trajner, do t’i kishte tri medalje të arta. Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stolisën me nga një të tillë në Lojërat Olimpike të Rios dhe Tokios.

“Kemi qëndruar në xhudo, sepse e kemi dashur xhudon. Kam ndërtuar një ekip pas luftës me disa fëmijë që jetojnë këtu afër. Kemi tri medalje olimpike në një distancë prej 300 metrave katrorë. Shumica ka bërë xhudo për t’u argëtuar”, thotë ai.

Kuka thotë se është Majlinda, e cila e ka ndërtuar si trajner elitar, falë vetëbesimit të cilën ajo e ka pasur. Nuk e mohon faktin se me Norën e Distrinë e ka pasur më të lehtë. Në intervistën e publikuar të shtunën, Kuka tregoi edhe sekretin e suksesit.

“Të gjithë janë rritur me mua. Ua njoh mentalitetin. E di kokën e tyre. Është mirë të kesh një pasqyrë psikologjike të tyre. Majlinda ka dashur të pensionohet në mars, vetëm unë e kam ditur. Kam folur me kryetarin, vëllain tim. Ai më tha pse nuk e le. Unë kam thënë jo, sepse duhet të jetë pjesë e ekipit. Sepse të gjithë duhet të punojnë si ekip. Kjo është pjesa e fortë e skuadrës sonë”, ka thënë ndër të tjera Kuka.

Kuka ka thënë që për ta larguar stresin e garave dhe që të jetë më i relaksuar, përdor saunë, bën joga, por edhe mediton. Të njëjtat ua preferon edhe garuesve. Por, për të qenë kampion olimpik, Kuka thotë se duhet të kesh vetëbesim.

Nënvizon se Distria e ka pasur rrugëtimin e vështirë për shkak të ndryshimit të kategorisë, ndërsa për Norën ka qenë i bindur në përgatitjen e saj fizike.

Previous Post

Lojtari pëson sulm në zemër në fushën e lojës

Next Post

Benzema e Vinicius shkëlqejnë në fitoren e Realit

albnews

albnews

Related Posts

Inter-Torino/ Baroni “zyrtarizon” transferimin e Asllanit: Vetëm burokracitë e kanë lënë jashtë ekipit!
Sports

Inter-Torino/ Baroni “zyrtarizon” transferimin e Asllanit: Vetëm burokracitë e kanë lënë jashtë ekipit!

24 August, 2025
Skandal në Gjermani/ Babai i Bellingham u ballafaqua me tone të ashpra me trajnerin, BVB e shpall “non grata” në dhomat e zhveshjes
Sports

Skandal në Gjermani/ Babai i Bellingham u ballafaqua me tone të ashpra me trajnerin, BVB e shpall “non grata” në dhomat e zhveshjes

24 August, 2025
Ruben Amorim nënvizon hapat që Man Utd duhet t’i ndjekë për ta fituar Ligën Premier
Sports

Ruben Amorim nënvizon hapat që Man Utd duhet t’i ndjekë për ta fituar Ligën Premier

24 August, 2025
Next Post
Benzema e Vinicius shkëlqejnë në fitoren e Realit

Benzema e Vinicius shkëlqejnë në fitoren e Realit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Zonja e Parë e Turqisë letër Melania Trump mbi krizën humanitare në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë letër Melania Trump mbi krizën humanitare në Gaza

24 August, 2025
Protestat e dhunshme në Serbi/ DW: BE dënon ashpër Beogradin, Vuçiç dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve

Protestat e dhunshme në Serbi/ DW: BE dënon ashpër Beogradin, Vuçiç dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve

24 August, 2025
Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025
Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë me sulme me dronë ndaj Rusisë

Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë me sulme me dronë ndaj Rusisë

24 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5812 shares
    Share 2325 Tweet 1453
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2955 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2860 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2082 shares
    Share 833 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM