• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Protesta në PD, VOA: Askush nuk e di si do rrjedhin ngjarjet

Protesta në PD, VOA: Askush nuk e di si do rrjedhin ngjarjet

by albnews
9 January, 2022
in Albania
0
8
VIEWS

Në Tiranë, përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndërsa policia ndërhyri për të rivendosur sigurinë, pasi protestuesit kishin mundur të depërtonin në brendësi të godinës.

Zoti Berisha nga ana e tij foli për “një ndërhyrje kriminale” nga ana e policisë, duke deklaruar më pas se kjo që ndodhi “është vetëm faqja e parë e një lëvizje të pandalshme”. Gjatë ditës, përfaqësitë e huaja diplomatike dënuan dhunën

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6388301.html?type=video

Ish kryeministri Sali Berisha thirri ndjekësit e tij për një protestë në mesditë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por aktet e dhunës nisën shumë më herët se të mbërrinte ora 12.00, e paralajmëruar si momenti i nisjes së protestës. Dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara se zoti Berisha të mbërrinte në oborrin e selisë së PD-së..

Dritaret në katin e parë u hapën gjithashtu me forcë duke thyer xhamat. Protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku u gjendën përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri.

Qëllimi i deklaruar më herët ishte të largonin nga selia kryetarin e Partisë Demokratike, pas vendimeve që ai kishte marrë kundër ish kryetarit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Protestuesit dhunuan më herët, anëtarin e kryesisë Roland Bejko dhe nuk e lejuan të hynte në selinë qendrore të partisë, ndërsa ai u largua nga sheshi mes goditjeve dhe sharjeve.

Protestuesit kishin marrë me vete edhe shkallë metalike për të depërtuar në katin e dytë nga fasada kryesore, ku kanë qëlluar me gurë e sende të forta, Mbështetësit e zotit Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zpraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu u zprapsën, ndërsa nga brenda selisë u përdor gaz për t’i mbajtuar ata larg. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej.

Disa organizatorë me megafonë nxitën pjesëmarrësit e pozicionuar më larg, që të afroheshin përqark selisë së PD-së për të vazhduar protestën.

Me anë të një deklarate, Partia Demokratike reagoi duke u shprehur se “Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”.

Më pas Policia e Shtetit bëri të ditur se kishte marrë një “kërkesë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit”. Policia njoftoi se “është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”.

Forcat e policisë ndërhynë në një kohë të shkurtër duke përdorur gazin lotsjellës. Mbështetësit e zotit Berisha u shpërndanë me shpejtësi dhe njësitë e policisë morën kontrollin e godinës së PD-së duke u rreshtuar të shumtë në numër në hyrje të saj.Përpjekjet e mëpasshme të zotit Berisha dhe mbështetësve të tij për t’u rikthyer u zbrapsën që në distancë të largët.

Prokuroria e kryeqytetit e rrethoi zonën si një skenë krimi dhe për disa orë oficerët e policisë gjyqësore dokumentuan aktet e dhunës. Ndërkohë disa dhjetra persona janë shoqëruar në komisariate gjatë orëve të pasdites.

Organizatorët e kësaj proteste, që më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme, nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri.

Ata u larguan duke lënë pa asnjë derë e dritare selinë qendrore të Partisë Demokratike, që ata e quajnë shtëpia e lirisë dhe e demokracisë, pasi e goditën me të gjithë sendet e forta, pajisje hekurthyese nga më të ndryshmet.

Për situatën e krijuar pati reagime të shumta nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Në një postim në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim shkroi se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.

Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi përmes një deklarate duke “dënuar aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”.

Ndërsa prania e OSBE-së duke nxitur të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune, vlerësoi policinë për ruajtjen e rendit publik.

Por sipas kryeministrit Sali Berisha, mbështetësit e tij që “janë opozita e vërtetë, e cila u paraqit në protesë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës”. Ai e cilësoi kriminale ndërhyrjen e policisë, ndërsa paralajmëroi se çka ndodhi sot është vetëm fillimi: “Kjo është një lëvizje e pandalshme. Kjo është një betejë e cila nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj”.Në një tjetër deklarim për mediat ai përsëriti se dyert e selisë së Partisë Demokratike do të hapen.

Askush nuk di të thotë se si do rrjedhin ngjarjet në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt se forca kryesore e opozitës mori një tjetër goditje të rëndë pasi prej shumë muajsh, lufta e brendshme vetëm sa e ka gërryer peshën e saj./VOA/

Previous Post

Zbulohet edhe një variant i ri i koronavirusit

Next Post

Vazhdojnë telashet e qytetarëve nga Lugina për ta marrë pasaportën e Kosovës

albnews

albnews

Related Posts

Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun
Albania

Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

22 August, 2025
Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh
Albania

Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

22 August, 2025
Arrestohet Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara
Albania

Arrestohet Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara

22 August, 2025
Next Post
Vazhdojnë telashet e qytetarëve nga Lugina për ta marrë pasaportën e Kosovës

Vazhdojnë telashet e qytetarëve nga Lugina për ta marrë pasaportën e Kosovës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin

Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin

23 August, 2025
“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

22 August, 2025
Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

22 August, 2025
Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

22 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5784 shares
    Share 2314 Tweet 1446
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2950 shares
    Share 1180 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2854 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2080 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM