Në Pacoima të Los Angelesit ka ardhur deri te një aksident mes një aeroplani dhe një treni.
Aeroplani ishte ulur në shina, ndërsa Policia kishte arritur ta nxjerrë pilotin para se të vinte treni. Më pas treni u përplas me aeroplanin e vogël.
Në video shihet momenti kur treni godet aeroplani dhe e copëton në dysh.
Aksidenti ka ndodhur afër aeroportit Whiteman.
Piloti kishte qenë i vetmi në aeroplan dhe u nxor pak momente para se të arrinte treni.
Departamenti i Policisë së Los Angelesit ka postuar xhirime nga kamerat trupore të policëve ku shihet incidenti.