Sali Berisha përveçse e quan Luzlim Bashën peng të Ramës, ditë e sotme e ka quajtur edhe mjeran.
“Zoti Basha është një mjeran, peng i cili si i mbytur përpiqet të kapet pas çdo gjetheje. Nuk ka asgjë anti-amerikane në përpjekjen time për rikthimin e lirisë së shqiptarëve. Në PS nga viti 2009 deri tani nuk është votuar asnjëherë.
Është votuar në 2009 që mos votohet për kryetarin, sepse kryetari kishte vendosur një nen ku thoshte po humbi zgjedhjet kryetari ik, jep dorëheqjen. Edi Rama bëri referendumin për të ndaluar votimin. Nga ajo ditë e deri sot në atë parti nuk është votuar asnjëherë”, tha Berisha.
Berisha, i ftuar në RTK tha se projekti i tij për një Shqipëri të zhvilluar dhe për mbrojtjen e interesit kombëtar merr fund minutën e fundit të jetës së tij.
Nëse do rikthehet në krye të PD-së apo jo atë e vendosin shqiptarët, sipas zotit Berisha.